FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpuli ndalet edhe nga Stoke, Salah zbret me “këmbë në tokë” (VIDEO)

Liverpul ka harruar të fitojë në Premier League. Skuadra e Jurgen Klop nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e javës së 36-të ndaj Stoke Sitit. Të kuqtë kanë dominuar ndeshjen duke pasur mundësi të shumta shënimi. Në pjesën e parë Salah humbi një mundësi të artë përballë portierit Butland, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Sulmuesi egjiptian nuk spikati shumë në këtë takim, ndërkohë që në minutat e fundit, të kuqtë pretenduan edhe për një penallti pas një prekje të topit me dorë nga mbrojtje e Stoke, por arbitri Mariner nuk ishte i këtij mendimi. Liverpul shkon në kuotën e 72 pikëve, 4 më shumë se Totenhemi që ka dy ndeshje më shumë për të luajtur. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?