FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lojtari i Tottenhamit nënshkruan kontratë të re

Heung-Min Son ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Tottenham. Sipas kësaj kontrate, Son do të qëndrojë në ekipin nga Londra deri në sezonin 2022-2023.
26-vjeçari nga Korea e Jugut, u transferua në vitin 2015 nga Bayer Leverkusen.

Nën menaxhimin e Mauricio Pochettiono, është rritur roli i tij brenda ekipit, ku brenda sezonit ka luajtur 37 lojë. 26 golat e tij gjatë dy sezoneve të fundit i kanë ndihmuar Tottenhamit të sigurojë vend në top treshen angleze, transmeton gazeta Express.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re. Shpresoj të ju shoh këtë sezon në stadiumin e ri,” është shprehur Son në një video të publikuar nga klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Son iu bashkangjitet kështu Harry Kane dhe Pochettinos, të cilët kanë nënshkruar kontrata të reja gjithashtu. Pochettino ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në maj, ndërsa kontrata gjashtëvjeçare e Kane u konfirmua muajin e kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?