Lokomotiva e Zagrebit shkruan histori falë shqiptarëve
Lokomotiva e Zagrebit shkruan histori. Ekipi ka zënë vendin e dytë në kampionatin kroat, pas një drame të madhe ku shënuan fitore ndaj Osijek (2-1) dhe për herë të parë në historinë e klubit, kanë fituar të drejtën të luajnë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Një koloni me 5 shqiptarë, duke filluar nga Mersinaj, Çokaj, Tuci te Kastrati dhe Uzuni, triumfuan ditën e shtunë në sfidën vendimtare ndaj Osijekut të Eros Grezdës me rezultatin 1-2, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 2-të. Në këtë mënyrë, nga kjo fitore e jashtëzakonshme, lokomotiva e Zagrebit siguroi një biletë për në kualifikueset e Champions-it. Skuadra arriti të fitonte me rezultatin 1-2 në fushën e Osijek në ndeshjen e fundit të kampionatit duke u kualifikuar për në paraeliminatoret e Champions League për herë të parë në historinë e saj.
Mersinaj, Çokaj, Uzuni e Kastrati ishin titullarë përballë Osijekut që duhet të vuante mungesën e Eros Grezdës për shkaqe dëmtimi por kishte në fushë nga minuta e parë ish lojtarin e Tiranës Merveille Ndockyt. Barazimi në këtë sfidë nuk i bënte punë asnjërës prej dy skuadrave pasi nëse fitonte Rijeka në krahun tjetër diçka që ndodhi si Osijek ashtu edhe Lokomotiva e Zagrebit shkonin në Europa League.
Uzuni dhe Lirim Kastrati të cilët luanin ndeshjen e fundit me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit(kanë edhe finalen e Kupës ndaj Rijekas) pasi të dy janë shitur respektivisht te Ferencvaros dhe Dinamo e Zagrebit patën ndikimin e tyre në golin e parë dhe atë që zhbllokoi shifrat të realizuar nga Jakic në minutën e 53-të por shumë shpejt në të 57-ën Maric barazoi për Osijek, barazim që nuk i vlente asnjërës prej dy skuadrave pasi Rijeka po fitonte në krahun tjetër.
Në fund të dyja skuadrat u hodhën në kërkim të golit që do t’i çonte në Champions me fatin që i buzëqeshi Lokomotivës pas një autogoli të Loncar në minutën e 88-të. Në këtë kualifikim historik të Lokomotivës një rol të madh kanë luajtur futbollistët shqiptarë, por me Uzunin dhe Kastratin që do të largohen në fund të këtij sezoni, ata që do ta shijojnë do të jenë Mersinaj, Çokaj dhe Tuci. Ky është suksesi më i madh historik i arritur nga Lokomotiva e Zagrebit. Për këtë arritje meritë absolute kanë padyshim të 5-të shqiptarët, të cilët kanë qenë protagonistë absolut. Për sa i përket triumfit, golat për Lokomotivën u realizuan nga Jakiç dhe Lonçar, i cili shënoi në portën e tij, ndërkohë që Osijek realizoi Mariç.
Ndeshje në Ligën e Kampionëve për Lokomotivën zhvillohen mes 25 ose 26 gusht, ndërsa më 10 gusht ata do të zbulojnë kundërshtarin e tyre të parë. Përfaqësuesi kroat do të luajë kundër skuadrave që gjithashtu nuk ishin kampionë në vendet e tyre, dhe do të fillojë rrugëtimin në raundin e dytë kualifikues. Lokomotiva mund të luajë ndaj emrave si Viktoria Plzen, Rapid Vienna ose PAOK.
KOHA JONË SONDAZH

