Londër, ish- futbollisti i Italisë arrestohet për vjedhje
Aventurë e shëmtuar prek ish- futbollistin e Kombëtares italiane Andrea Dossena, pjesë e Leyton, i arrestuar me akuzën e vjedhjes në një dyqan luksi në Harrods. Lajmi jepet nga “Daily Mail”, dhe ngjarja mësohet të ketë ndodhur të martën kur ish futbollisti i Liverpool, Sunderland, Napoli, Udineses dhe Palermos është ndaluar bashkë me të fejuarën e tij. Ngjarja nuk është komentuar as nga futbollisti 31-vjeçar dhe as nga klubi i Leyton Orient, në Ligën dy në Angli, që ka për president pronarin e “Agon Channel” , televizion që operon në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

