Lopetegui: Kam biseduar me Modric dhe më ka thënë se …
Pas Florentino Perez një tjetër përgjigje negative ka ardhur për pistën që dërgon Luka Modric tek Interi. Së fundmi rreth kësaj çështjeje është pyetur trajneri i ri i Realit të Madridit, Julen Lopetegui që pas fitores kundër Juventusit me shifrat e thella 3-1, duke hedhur kështu dritë rreth të ardhmes së futbollistit kroat.
“Ne jemi të gëzuar ta kemi atë në ekip dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Presidenti tashmë ka dhënë një përgjigje dhe unë nuk kam shumë për të shtuar. Modric është një lojtar i jashtëzakonshëm, ne e presim atë me krahë të hapur. Kam biseduar me të pas Kupës së Botës dhe do të shohim nëse mund të luajë më 15 gusht në Superkupën Evropiane, objektivi ynë i parë i madh i sezonit.
“I thashë atij se ishte një lojtar që unë jam i pasionuar, e dua dhe ai e di. Ai do të jetë i lumtur me vlerësimin që merr këtu. Ai do të jetë i lumtur të luajë futboll, siç ishte tashmë, në Real Madrid. Luka është një lojtar i Realit dhe do të vazhdojë të jetë, nuk kam asnjë dyshim.”-përfundoi Lopetegui.
Luka Modric është një kthyer në një objektiv të Interit gjatë kësaj merkato vere, por duket se dëshira për të firmosur me të do të mbetet vetëm në letër.
KOHA JONË SONDAZH

