Lorik Cana: Atë që arriti Kosova kaq shpejt, Shqipëria nuk e ka bërë dot për 80 vite

Lorik Cana po i shijon ditët pas largimit nga futbolli i luajtur. Mes Shqipërisë, ku është vendosur me familjen e tij të ngushtë, dhe Kosovës, ku babai i tij, Agimi, drejton një klub futbolli (Vllaznimi), ish-kapiteni kuqezi shpesh herë bëhet pjesë e intervistave të ndryshme. Në njëfarë mënyre, ish-kapiteni e justifikon ecurinë negative të deritanishme të trajnerit Christian Panucci, duke nënvizuar se e ka marrë drejtimin e kombëtares shqiptare në një moment të vështirë.

“Kur merr drejtimin e një kombëtareje, që ka arritur të luajë në Kampionatin Europian, pra ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë ta mbash atë nivel. Panucci është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese. Le ta gjykojmë në fund të fazës kualifikuese të Kampionatit Europian”.

Duke iu referuar përfaqësueses së Kosovës, Lorik Cana thotë se ka mbetur i mahnitur që e mbylli në krye të grupi të vet në Ligën e Kombeve. “Është një mundësi e artë për Kosovën, që ndoshta nuk do t’i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian, duke njohur rivalët e grupit, do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar. Megjithatë, Kosova e ka një mundësi të artë që të shkojë në gjysmëfinale të një kompeticioni, aty ku kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur për 80 vite”, – shtoi Loriku”, – shtoi Loriku, duke pasur parasysh se “Dardanët” do të sfidojnë Maqedoninë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, në muajin mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?