FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lorik Cana feston 35-vjetorin: Monica e uron shqip publikisht

I lindur më 27 korrik të vitit 1983, sot ish-kapiteni Lorik Cana feston 35-vjetorin. Siç mund ta kuptojmë nga postimet në Insta Stories, bashkëshortja Monica i ka organizuar një surprizë me qirinj e tollumbace.

Përveç fjalëve të urimit në italisht dhe anglisht, Monica është kujdesur që të mos mungojë as urimi shqip: “Urime jeta ime!”

Në një intervistë të mëparshme të futbollistit në “Xing me Ermalin” ai rrëfeu se Monica është më shqiptare se shqiptaret.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkëshortja ka filluar gatimin kur nisëm marrëdhënien bashkë, më përpara s’dinte fare. Përveçse ka mësuar të gatuajë, ka mësuar edhe të flasë shqip. Në shumë gjëra të saj, është edhe më shqiptare se shqiptaret.” – tregoi Loriku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas disa kohësh të lidhur, Loriku dhe Monica u martuan në qershor të 2014-s, ndërsa 1 vit më vonë erdhi në jetë vogëlushi i tyre, Bojken.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?