FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lotito: Milinkovic-Savic vlen më shumë se Pogba, kam refuzuar 110 milionë euro

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito mendon se Sergej Milinkovic-Savic është më i mirë se Paul Pogba, dhe se futbollisti serb nuk do të largohet këtë verë.

“Deri tani askush nuk ka bërë hapa konkrete, nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare, as nga Milani, as nga Juventusi, e aq më tepër nga Reali i Madridit apo Manchester United. Sigurisht që nuk kam ndërmend të shes. Por, meqë po këmbëngulni në pyetjen tuaj, po ju kujtoj se vitin e kaluar, më 29 gusht, refuzova një ofertë 110 milionë euro. Sa është shitur Pogba te Manchester United? 105 milionë euro plus 5 milionë bonuse? Atëherë Milinkovic vlen më shumë dhe kjo është e qartë”, deklaroi numri një i Lazios.

Fjalë që përjashtojnë Milanin nga gara, ndërsa Juventusi është në pritje të asaj që do të ndodhë me Miralem Pjanic.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?