FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lovren dhe Mane kërcënojnë Realin: Duhet të na e ketë frikën!

Liverpuli dhe Real Madrid do të luajnë më 26 maj finalen e Ligës së Kampionëve për këtë sezon. Dy yjet e “The Reds”, Sadio Mane dhe Dezhan Lovren, kanë paralajmëruar ekipin spanjoll se çfarë do ta presë në Kiev.

“Ne kemi shumë respekt për Real Madridin, ata janë një nga ekipet më të mira në botë, por ne jemi Liverpuli. Ne jemi të fortë, ne mund ta mundim çdo ekip në botë, ne besojmë, kështu që ne besojmë se mund t’i mposhtim. Do të shkojmë atje për të luftuar për tifozët, për klubin dhe që të luajmë pa frikë. Ne kemi futbollistë që mund të shënojnë, dhe kemi treguar se nuk druhemi ndaj asnjë kundërshtari”, ka thënë Mane.

Ndërkohë që mbrojtësi Lovren ka më shumë besim bë aftësinë e tyre për të mundur ekipin e Zidane. “Reali është një ekip që ka siguri, por ne nuk duam që t’ia imë, ne jemi të përqendruar për të bërë punën tonë. Përse duhet të kemi frikë? Jemi përballur me ekipet më të mira në Eurpë, ndaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë mbrojtësi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?