Luan Bayern, por fiton Real. Titujt e shtypit botëror

Shtypi ka vlerësuar efikasitetin e Real Madrid pas ndeshjes së parë gjysmëfinale që madrilenët fituan në Gjermani ndaj Bayern Munchen. Sipas shtypit, rezultati 1-2 e afron shumë Realin me finalen e tretë radhazi në Champions League.

L’Equipe (Francë)-Tmerrësisht efikas

Pasi u tremb nga Juventusi në çerekfinale, Reali vuajti sërish në mbrojtje duke mos përmbajtur dot Ribery. Gjithashtu, madrilenët patën fat në disa raste, ndërkohë që Rafinha u fali golin e dytë

Swiss Digital Desktop Reklama

La Gazzetta dello Sport (Itali)-Bayern luan, Real fiton

Swiss Digital Mobile Reklama

Ronaldo nuk ka shënuar kësaj radhe. Në Mynih, Reali mundi Bayern dhe kalon në avantazh 12-11 në ndeshjet mes këtyre dy skuadrave në Europë. Bayern nuk pati fat, pasi bëri 3 zëvendësime të detyruara nga dëmtimet dhe shpërdoroi raste të mira për shënim. Ribery luajti për 3 vetë.

Globoesporte (Brazil)-Madrid i fuqishëm

Realit nuk iu desh Cristiano për të fituar në Mynih. I mjafton Marcelo, i cili shënoi nga jashtë zone dhe Asensio, i cili hyri në fushë dhe i dha shpejtësi skuadrës. Bayern u ndëshkua nga dëmtimet e Robben dhe Boateng, si dhe nga gabimi i Rafinha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?