Luftëtari fundos Laçin, Flamurtari rigjen fitoren ndaj Lushnjës
Sot janë zhvilluar dy ndeshje të tjera shumë interesante për javën e 29-të të Superiores. Luftëtari mundi Laçin në shifrat 2-1, ndërkohë që Lushnja pësoi disfatën e radhës në shifrat 0-2.
Luftëtari arriti të fitonte dhe tashmë parakalon Laçin duke marrë vendin e 4-ët me 44 pikë, 1 më pak se Partizani i vendit të 3-të. Laçi ndodhet në kuotën e 40 pikëve. Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Luftëtarit dhe Laçit nuk ka dhuruar asgjë deri në minutën e 44-ët. Atëherë kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim ishte Bregu që kaloi në avantazh ekipin e tij, pas një asisti nga Abazaj. Në pjesën e dytë, ndeshja u hap më shumë dhe ishte më e ashpër. Vendasit arritën të shënonin golin e dytë, me anë të Shkurtajt, pas një penalltie të shkaktuar nga Vata. Pas 4 minutash, Laçi ngushtoi me Sefgjinin, por nuk mundën që të barazonin shifrat deri në fund.
Ekipi i Flamurtarit merr frymë pas 8 ndeshjes pa fitore. Ekipi i trajnerit Duro fiton me Lushnjen me rezultatin 0-2 në transfertë. Ishte një sfidë mjaft e luftuar, pasi vendasit u mbrojtën mirë. Bregdetarët koleksionuan fitoren me golin e Nedeljkovic në pjesën e parë dhe Useinit në të dytën. Flamurtari ndodhet në vendin e 6-të me 40 pikë. Evropa nuk është larg.
KOHA JONË SONDAZH

