Luftëtari i shuan ëndrrën Europë Partizanit, barazim spektakolare në Gjirokastër (VIDEO)

Partizani nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në Gjirokastër, duke i dhënë thuajse lamtumirë objektivit për të arritur në zonën europiane. Ndeshja ishte me dy “fytyra”.

Partizani ishte dominues në 45 minutat e para. Skuadra e Klevis Dalipit kaloi në avantazh që në minutën e 25-të me Jasir Asanin. Mesfushori me tipare sulmues ndërmori një aksion personal, u shmang mjaft bukur dhe shënoi me të majtën. Sulmet e miqve nuk u ndalën dhe arritën të shënojnë golin e dytë me anë të Gojkoviçit. Krosim në zonë nga një goditje dënimi. Kroson Trashi në minutën e 30-të, Batha godet fillimisht me kokë duke e dërguar topin në shtyllën e dytë dhe aty Gojkovic gjuan me kokë duke e dërguar në rrjetë për 0-2.

Fraksioni i dytë ishte e kundërta e së parës, pasi dominues ishin djemtë e Hasan Likës. Abazaj shkurtoi diferencat në minutën e 52-të, me një goditje në një pozicion të prirët që u ndihmua nga devijimi i Belicës dhe një gabim në vendosje i portierit Hoxha. Në minutën e 71-të, vendasit organizojnë një tjetër aksion spektakolare që finalizohet në zonë nga Rapo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?