Luftëtari transferon Realdo Filin, por kërkon edhe një sulmues

Pasi shitjes së Eduart Rrocës dhe Vasil Shkurtajt tek Kukësi, Luftëtari po mendon për lëvizjet në hyrje. I pari futbollist që i bashkohet gjirokastritëve është Realdo Fili, sulmuesi i krahut që pjesën e parë të sezonit e mbylli me Skënderbeun.

Fieraku nuk gjeti hapësirat e pretenduara në Korçë dhe tashmë kërkon një pikënisje të re të karrierës, duke besuar se me fanellën zikaltër mund të rikthehet lojtari premtues që aktivizohej vite më parë me Apoloninë. Gjithsesi Fili nuk pritet të jetë e vetmja lëvizje për Luftëtarin që është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi.

Drejtuesit e klubit premtojnë një goditje të madhe për repartin e avancuar. Alternativat në tregun vendas pothuajse nuk ekzistojnë dhe për këtë arsye vëmendja është kthyer nga tregu i huaj. Në tavolinën e drejtuesve janë disa emra konkretë, futbollistë tepër cilësorë të cilët pritet t’i bashkohen skuadrës në fazën përgatitore në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?