FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luiza Gega nuk merr pjesë në Europian për shkak të shkeljes së rregullores

Atletika shqiptare nuk mundi dot të bëjë prezantimin e saj në Kampionatin Europian të sallave të mbyllura në Glasgoë. As Izmir Smajlaj e as Luiza Gega nuk mundën të garonin. Nëse atleti i kërcimit së gjatë pati probleme fizike që e tërhoqën nga aktiviteti, Luiza Gega u penalizua nga ndryshimet e rregullores për të cilat ajo dhe trajneri i saj u informuan shumë vonë.

Atletja shqiptare që ishte kualifikuar në 2 gara 1500 dhe 3000 m nuk u lejua të merrte pjesë në këtë disiplinë të dytë. Kjo për faktin se ajo nuk kishte njoftuar në kohë mospjesëmarrjen e saj në 1500 m. Sipas rregullores së re, Gega dhe stafi i saj duhet të kishin bërë të ditur vendimin e tyre një ditë para garës ose ajo mund të kishte hyrë në garën e 1500 m dhe ta linte atë përgjysmë, dicka të cilën ajo nuk e mësoi në kohën e duhur.

Disiplina e 1500 dhe 3000 m ishin parashikuar të zhvilloheshin brenda 1 dite madje diferenca kohore ishte 1 orë dhe për këtë arsye Gega dhe trajneri Taulant Stërmasi vendosën që ajo të garonte në 3000 m.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?