FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lukaku sërish jashtë ekipit të United, Interi duket më pranë

Romelu Lukaku duket gjithnjë e më pranë një transferimi tek skuadra e Interit. Sulmuesi belg nuk është grumbulluar as për miqësoren që “Djajtë e Kuq” po luajnë në Australi përballë skuadrës së Leeds-it.

 

Kjo është miqësorja e dytë e “djajve të kuq” në përgatitjet verore dhe në të dyja belgu është lënë jashtë, ndërsa sfida e radhës do të jetë pikërisht kundër Interit, mbrëmjen e të shtunës në Singapor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht këtë mbrëmje, drejtuesit e klubeve pritet të ulen dhe të diskutojnë sërish për transferimin e Lukakut, teksa Interi pritet të ofrojë 60 milionë euro, plus bonuse që kapin shifrën e 15 milionë eurove, për të marrë belgun në Milano.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bisedimet vazhdojnë dhe vetë sulmuesi duket i bindur për të kaluar nën urdhrat e Antonio Contes, [pasi e ka shprehur në një intervistë të dhënë dy muaj më parë se i pëlqejnë metodat e tij të punës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?