FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lushnja pranë një mbrojtësi serb, ka luajtur më parë me Tërbunin

Lushnja synon që të mbetet në elitën e futbollit shqiptar, por problemet e këtij klubi janë të mëdha për shkak të menaxhimit që i bëhet nga bashkia. Skuadra e drejtuar nga Hysen Dedja ka grumbulluar vetëm 8 pikë këtë sezon në kampionat.

Drejtuesit e skuadrës po mendojnë për të afruar ndonjë emër, për t’i ofruar një kontingjent më të plotë trajnerit. Klubi ka njoftuar nëpërmjet faqes në “Facebook”, se është shumë afër një mbrojtësi nga Serbia. Aleksandar Tasiç, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim në ekipin e Lushnjës.

30-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Shqipëri me skuadrën e Tërbunit, por aventura e tij zgjati vetëm 4 muaj, pasi ai u largua në verën e vitit 2016. Mbetet të shohim nëse këtë herë aventura e tij do të jetë më e suksesshme. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografia e KF Lushnja

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?