FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lushnja zyrtarizon trajnerin e ri, ja kush nis misionin e pamundur për të mbijetuar

Lushnja ka pasur shumë probleme gjatë këtij sezoni. Duke nisur nga fakti që disa prej ndeshjeve i kanë luajtur jashtë fushës së tyre për shkak të shtrimit të tapetit të ri, ndërkohë që edhe për t’u stërvitur në një fushë normale futbolli ka qenë një problem më vete.

Rezultatet në anën tjetër janë ato që i dinë të gjithë dhe sot verdhejeshilët renditen në vendin e parafundit. Për t’i dhënë një impuls tjetër këtij ekipi për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë menduar të emërojnë në krye të ekipit teknikun Ilir Gjyla, për të cilin është një rikthim ky emërim i bërë së fundmi.

Me largimin e shkodranit Hysen Dedja, ekipi po drejtohej nga Dritan Çuko dhe u mendua se deri në fund të sezonit nuk do të kishte lëvizje. Tanimë Gjyla do të nisë nga puna dhe pritet të mendojë edhe për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, pasi objektivi mbijetesë në Superiore është shuar, edhe pse matematika u jep shanse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?