M. United jo më klubi me më shumë fitime

Sezoni i keq i Manchester United ka bërë që klubi anglez të lërë vendin e parë në renditjen e ekipeve me më shumë të ardhura në Europë.

Pasi nuk kaluan fazën e 1/16, “Djajtë e Kuq” janë parakaluar në renditjen e pasanikëve nga Real Madrid dhe Barcelona, që mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë.

Madrilenët kanë 751 milionë euro të ardhura, ndërsa katalanasit 690 milionë euro. Manchester ka arritur të grumbullojë “vetëm” 666 milionë euro. Pesëshen e parë e plotësojnë Bayern Munchen (629 milionë euro) dhe Manchester City (568 milionë euro).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?