FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Madridi “pushton” Europën, gati të përsërisin suksesin e ekipeve të Milanos

Madridi është qyteti që mund të shkruajë historinë, me dy skuadra në finalet e turneve më të rëndësishëm futbollistike në kontinent. Do të jetë fillimisht Atletiko që do të përballet me 16 maj me francezët e Marsejës në finale e Europa League dhe 10 ditë më vonë Real do të përballet me Liverpulin për finalen e Champions League.

Nëse të dyja arrijnë të fitojnë finalet kjo do të jetë hera e dytë që nga viti 1994 që një qytet ka fituese dy skuadra të tij për trofetë evropiane. 24 vjet më parë Milan fitoi Champions Leage dhe Inter UEFA Cup. Milan dhe Inter nuk u përballën me njëra-tjetrën për finalen e Superkupës së Evropës, pasi në atë kohë UEFA nuk e kishte krijuar ende këtë trofe.

Real dhe Atletiko kanë mundësinë që ta diskutojnë të parën Superkupë evropiane si dy skuadra të një qyteti. Për Madridin ka patur edhe më parë mundësi për të fituar 2 kupat evropiane, kur fillimisht në vitin 1962 Real shkoi në European Cup(sot Champions League) dhe Atletiko në “European Cup Winners” Cup(Kupa e Kupave). Reali u mund të finale nga Benfica, ndërsa Atletico fitoi ndaj Fiorentinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?