Maganit i afrohet rinovimi, Tirana test me 11-metërsha për kualifikimin në Laç

Presidenti i Tiranës Refik Halili konfirmon trajnerin Gugash Maganin deri në fund të këtij sezoni, madje është gati t’i afrojë kontratë edhe për edicionin e ardhshëm. Mësohet se gjithçka varet nga kualifikimi në kupë ndaj Laçit. Nesër bardheblutë do të diskutojnë kalimin në finale, përballë Laçit pasi ndeshje e parë përfundoi në barazim pa gola, 0-0.  Ndërkohë skuadra bardheblu vazhdon përgatitjet e saj, për gjysmëfinalen e kthimit, ndaj Laçit. Tirana është duke u përgatitur që ndeshja të shkojë edhe me 11-metësha. Pas një analize dhe 11-metershave në  “Skënder Halili” ka qenë axhenda e fundit stërvitore, sepse parashikohen edhe penalltitë, në rast se ka dhe aty një rezultat 0-0. Fillimisht trajneri Gugash Magani ka zhvilluar një analizë me skuadrën për të diskutuar mbi strategjinë e ndeshjes së kthimit ndaj Laçit. Tekniku i ka kërkuar lojtareve të luajnë me zemër dhe të besojnë  tek kualifikimi. Në fund të seancës stërvitore skuadra ka praktikuar goditjet e 11-metërshave. Bardheblutë  po marrin masat për çdo situatë në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Laçit. Për trajnerin Gugash Magani, edhe trofeu i kupës është një objektiv, ndoshta në heshtje më shumë se sa kampionati. Por në Kategorinë Superiore, Tirana me 63 pikë do të mund të provojë deri në fund shanset e saj, për titull. Ndonëse tre pikë pas Skënderbeut kryesues dhe me pikë të barabarta me Kukësin, 24 herë kampionët e vendit kanë shanse reale. Kësisoj, vetëm nëse Tirana nuk siguron  një vend në Europë, e ardhmja e Gugash Maganit tek kjo skuadër mund të komplikohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?