“Magjistari” Salah i dhuron fitoren e radhës Liverpulit, ngjiten në vendin e tretë (VIDEO)

Liverpuli rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier League. Skuadra e Jurgen Klop ka mundur pastër 2-0 Sauthemptonin në transfertë.

Të kuqtë gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 6-të me Firminon, i cili mori një pasim të artë nga Muhamed Salah. Sulmuesi egjiptian është ylli i momentit në Angli, teksa në fundin e pjesës së parë shënon një gol spektakolar. Ky ishte goli i 22-të për të këtë sezon, vetëm një më pak se Kejn.

Firmino i kthehu asistin, duke i dhënë mundësinë që dilte përballë portierit. Liverpuli pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e tretë me 54 pikë, vetëm dy më pak se Junajtid. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?