Maldini rikthehet te Milani: Më bindi projekti serioz, ja cili do të jetë roli im …

I lumtur dhe i emocionuar si një fëmijë, pas 9 vitesh Paolo Maldini është rikthyer, në atë që ai e quan shtëpia e tij, Milan. Ish-kapiteni i kuqezinjve ka besim te projekti i fondit Elliott, dhe së bashku me Leonardon kanë nisur punën për ndërtimin e një ekipi të ri. Më poshtë keni edhe fjalën e tij në konferencën për mediat.

Çfarë ju bindi nga ky projekt?

Në fakt nuk kam thënë kurrë jo. Një vit e gjysmë më parë, fola me pronarët kinezë, por nuk gjeta dot një rol për mua. Tani situata është ndryshe. Leonardo më telefonoi, dhe kisha besim te ky projekt. Jam shumë besimplotë se plani i tyre do ecë tashmë. Siç e thashë, roli i Leonardos ishte thelbësor. Do ndajmë eksperiencën tonë si në të kaluarën. Jemi miq, dhe tashmë do punojmë së bashku. Nuk kemi pasur shumë kohë që kur pronarët ndryshuan, por jam takuar me pronarët e rinj, dhe gjithçka e kemi zgjidhur shumë shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si do jeni te roli i ri?

Swiss Digital Mobile Reklama

Karakteri im është i njëjtë. Roli në zyra tashmë është shumë më ndryshe, por është e rëndësishme që të jemi të përkushtuar te klubi, ekipi dhe e gjithë skuadra. E rëndësishme është që të gjithë të jemi të përkushtuar.

Çfarë ju pëlqeu te ky projekt i ri?

Projekti dhe roli im janë të lidhur. Roli ishte një element që vendosa të pranoj. Nuk kam përvojë si drejtor, por do punoj me Leonardon. Ai e di punën, e një klubin. Të punoj krah tij, do të jetë shumë e rëndësishme. Prandaj edhe vendosa të them “Po”.

Cili do të jetë ekzaktësisht roli juaj?

Unë do të punoj me merkaton, me trajnerin, me ekipin e parë dhe me ekipet e të rinjve. Do punojmë bashkë me Leon, në të mirë e keqe. Do kemi përgjegjësi, në të gjithë fushën sportive të Milanit. Çdo pozicion ka përgjegjësi, gjithsesi, është bukur të rikthehesh në një ambient si ky i Milanit. Babai im ka luajtur këtu, djemtë e mi luajnë me të rinjtë. Kam një lidhje të fortë me këtë klub.

Çfarë mund t’i premtoni tifozëve?

Pikë së pari, objektivat e klubit janë të qëndrojmë brenda Fair-Play financiar, dhe nuk do ketë shpenzime të mëdha. Do flasim për strategjitë e merkatos sot. Pronarët duan që ta kenë klubin në një periudhë afat-mesme, por edhe të gjatë, prandaj pranova. Nuk dua që të punoj në punë të shkurtra. Me Gatuzon, kam folur, por do të takohemi përsëri. Kemi përfunduar të gjashtët, dy vite me radhë në Seria A. Sigurisht që duhet të përmirësohemi. Në ditët e ardhshme, do dimë më shumë edhe për merkaton.

Çfarë ju ka munguar më shumë, këto 9 vite larg Milanit?

Kam pasur një karrierë shumë të madhe, dhe kur vendosua të tërhiqem, e dija se do vinte një kapitull i ri. Më mungojnë gjithmonë dhomat e zhveshjeve, pasioni i tifozëve të Milanit, ndeshjet. Por tani, dua të fokusohem në këtë punë të re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?