Mallorca e Muriqit i shkakton humbjen e tretë në kampionat Real Madridit (VIDEO)
Real Madrid pëson humbjen e tretë sezonale në La Liga. Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca, ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj ekipit të Ancelottit.
Sulmuesi kosovar do të ishte sërish protagonist, pasi në minutën e 13-të kërceu bukur me kokë, por më pas topi u prek nga Nacho dhe shkoi në rrjetë. Goli ju akordua mbrojtësi madrilen si autogol.
Reali tentoi me të gjitha mënyrat që të gjente golin e barazimit. Në fillimin e pjesës së dytë, Vinicius Junior fitoi penallti, por nga pika e bardhë Asensio do të ndalej nga portieri Rajkovic.
Los Blancos pas kësaj humbje mbeten në vendin e dytë me 45 pikë, 5 më pak se Barcelona. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

