Mamaja e Ronaldos shpërthen: Pse në hotel shkoi për të luajtur letra?

E ëma e Cristiano Ronaldos ka mbrojtur futbollistin e njohur në akuzat për përdhunim që i janë ngritur nga një ish-modele. Dolores Aveiro është shprehur se ka besim te 34-vjeçari portugez, duke insistuar: “E di se çfarë djali kam”.

Ajo deklaroi se akuzuesja e Ronaldos, Kathryn Mayorga, “nuk shkoi në dhomën e tij të hotelit për të luajtur letra”, duke e rënduar pozitën morale të zonjës, që pretendon se është përdhunuar nga futbollisti në një hotel të Las Vegasit, në vitin 2009. Mayorga e akuzon Ronaldon për përdhurim në një hotel në Las Vegas në vitin 2009, por sulmuesi i njohur ka mohuar akuzat.

Mamaja e Ronaldos i tha fjalët e saj të para në lidhje me pretendimet, të cilat kanë nxitur një hetim të ri të policisë në Las Vegas, pasi zonja Mayorga ankohet se ishte e detyruar të nënshkruante një marrëveshje heshtjeje prej 290.000 euro, gjatë një shfaqje publiciteti në Lisbonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?