Man United ofron 25 mln euro për mbrojtësin e Barcelonës

Ai dhuroi një performancë të shkëlqyer në Botëror duke shënuar dhe 3 gola me kombtaren e tij. Bëhet fjalë për mbrojtësin kolumbian, Yerry Mina, i cili është vënë nën shënjestrën e Jose Mourinho-s.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari Tancredi Palmeri, Manchester United ka pasur një kontakt me Barcelonën në lidhje me blerjen e mbrojtësit.

Palmeri, i cili punon për “BeIN Sports”, gjatë një statusi në “Twitter”, që tifozët e Manchester United do të kenë kënaqësi ta shohin e ndërsa “Don Balon” ka shkruar se Barcelona ka kërkuar 25 milionë euro për futbollistin kolumbian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraqitjet e tij me Barcelonën në sezonin e kaluar nuk ishte në lartësinë e duhur dhe tifozët katalanas asnjëherë nuk panë aftësitë e mbrojtësit të ardhur nga Palmerias, që nuk ka një vend në formacionin e Ernesto Valverde.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën kohë, Manchester United dhe trajneri Jose Mourinho kanë një nevojë të domosdoshme për një qendërmbrojtës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?