FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mançester Junajtid, Rojo përballë një skandali

Pak kohë më parë, ai ishte vënë në shënjestër të akuzave për shkak se kishte cituar një shprehje të narkotrafikantit kolumbian, Pablo Escobar, ndërsa këtë herë lojtari i kombëtares “albiceleste” ka përfunduar në një histori rozë, për shkak të një marrëdhënieje me Sarah Watson, instruktore fitnesi, me të cilën është takuar në një lokal të Manchesterit gjatë një feste për Krishtlindje, të organizuar nga skuadra. Për fat të keq për lojtarin, i cili është i fejuar prej kohësh me modelen Eugenia Lusardo dhe baba i një vajze, ky nuk është thjesht një thashathem i ngritur nga tabloidët anglezë. Lojtari në fakt e kishte hedhur në gjyq instruktoren, duke e akuzuar se i kishte kërkuar parà (100 mijë stërlina) për të mbajtur të fshehur raportin rastësor që kishin pasur së bashku.  Lajmi u publikua menjëherë nga “The Sun”, që kishte kontaktuar edhe Manchester United, por duke e mbajtur të fshehtë emrin e lojtarit për shkak se Rojo kishte kërkuar të drejtën e privatësisë. Megjithatë, argjentinasi nuk shpëtoi dot nga skandali, pasi ishte gjykata, ajo që vendosi ta bënte publike çështjen, pasi siç mësohet, Rojo ishte ai që ka tentuar të paguajë Sarah Watson për të mos hapur gojë, ndërkohë që ajo vetë nuk e dinte se lojtari ishte i fejuar. Në gjyq humbi lojtari, duke i paguar shpenzimet ligjore 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?