Manchester City bën gati ofertën për Miralem Pjanic
Pep Guardiola ka si prioritet forcimin e mesfushës për sezonin e ardhshëm. Pas zhgënjimit të nënshkrimit me Jorginhon, i cili ju bashkua Sarrit te Chelsea, Manchester City është i fokusuar në garën për të rrëmbyer Miralem Pjanic. Në fakt, Juventusi ka hedhur poshtë më parë një propozim prej 50 milionë eurosh, dhe kërkon të paktën 80 milionë euro për shërbimet e yllit boshnjak.
Boshnjaku ka ende dy vite kontratë me kampionët e Italisë dhe janë disa skuadra që synojnë ta marrin përfshi edhe Barcelonën, ndaj për City dhe trajneri Guardiola nuk ka për të qenë aspak e lehtë për të bindur Juventus. Për më teër që bardhezinjtë e konsiderojnë të pashitshëm lojtarin, madje kanë përgatitur edhe rinovimin e kontratës me të.
KOHA JONË SONDAZH

