Manchester City mund të luajë në Champions League vitin e ardhshëm

Manchester City duket se e ka ende një rrugë për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm, edhe nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të vendosë në fund në favor të vendimit të UEFA-s, për të mos i lejuar Citizens të marrin pjesë në kompeticionin elitar për klube për dy sezone. Apelimi i “Qytetarëve” kundër pezullimit të tyre për shkelje serioze të rregullave financiare të UEFA-s u konfirmua nga CAS-i, të mërkurën, ndërsa shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, nxitoi të deklaronte se akuzat janë “thjesht jo të vërteta”.

Në deklaratën e lëshuar nga CAS-i për ankesën e Citizens shkruhej se “nuk është e mundur të thuash kur do të jepet një vendim përfundimtar për këtë çështje”. Në varësi të kohëzgjatjes së çështjes, Manchester City mund të gjendet akoma në garën e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Ky skenar do të arrihej nëse klubi anglez do të aplikojë kërkesën për ta pezulluar përkohësisht vendimin, sigurisht nëse do ta miratojë edhe paneli i CAS-it.

Nëse deri më 1 qershor nuk do të ketë një vendim për ankesën e mundshme të City-t, atëherë skuadra e Guardiolës nuk mund të pengohet të marrë pjesë në shortin e Championsit për edicionin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?