Manchester City shkatërron Chelsea-n, e eliminon nga FA Cup (VIDEO)

Manchester City është kthyer në makth këtë sezon për Chelsea-n. Pak ditë e mposhti në një ndeshje të Premier League-s, ndërkohë që sot e eliminoi nga FA Cup me një fitore të thellë 4-0.

Një ndeshje pa shumë histori në “Etihad”, me vendësit që hapën serinë e golave me Mahrez, falë një goditje spektakolare nga distanca, dhe e mbylli me të njëjtin futbollist, që shndërroi në gol një penallti të fituar nga Foden.

Mes golave të ish-futbollistit të Leicester City-t realizuan Alvarez dhe Foden. Më këtë sukses, skuadra e Guardiolës kualifikohet në fazën e 1/16-ve të FA Cup.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?