Manchester City tremb Milanin, hidhet në sulm për Rafael Leao-n

Rafael Leao pas sezoneve fantastike ka përfunduar në orbitën e Pep Guardiolës. Së fundmi portugezi e rinovoi kontratën me Milanin në 30 qershorin e 2028-tës, e shoqëruar me klauzolën e prishjes së saj e cila arrin 150 milionë eurot.

Manchester City do të tentojë të firmos me sulmuesin në merkaton e janarit por besohet se do të jetë shumë e vështirë për arsye se sezoni ka filluar dhe golashënuesi nga Almada konsiderohet i domosdoshëm nga Stefano Pioli në 11-she.

Në rast largimi, kuqezinjtë do të kishin shumë të vështirë për të zëvendësuar një lojtar të klasit të tij. Gjithsesi asgjë nuk është konkrete për momentin, teksa verën e ardhshme mund të ketë më shumë zhvillime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?