FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester United në avantazh për të rrëmbyer yllin e Atleticos

Antoine Griezmann po mendon seriozisht largimin nga skuadra e Atletico Madrid gjatë kësaj vere. Sulmuesi francez mund të nisë një aventurë të re te Manchester United.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Griezmann që tani po mendon që të largohet nga Spanja, pas dështimit në Champions si dhe faktit se është jashtë garës për titullin kampion. Largimet e mundshme të Lucas Hernandez dhe Diego Godin mund të shoqërohen nga një tjetër largim i madh, i francezit, i cili prej kohësh është në radarin e Barcelonës.

United, Bayern Munich dhe PSG janë në garë për të rrëmbyer ish-sulmuesin e Sociedadit. Mbetet të shohim se cila do të jetë zgjedhja e bomberit, që synon të nisë një karrierë të re. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?