Manchester United transferon sulmuesin që spikati në Kupën e Botës
Wout Weghorst do të jetë sulmuesi i Manchester United në pjesën e mbetur të sezonit. Lojtari në pronësi të Burnely-t, por që aktivizohej në Turqi me Besiktas, është gati për të nisur aventurën më të rëndësishme në karrierë teksa së fundmi është arritur akordi për të luajtur me “Djajtë e Kuq”.
United do të paguajë 2.5 milionë euro te Besiktas për huazimin deri në fund të sezonit për Weghorst. 30-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Manchesterit në orët e ardhshme me synimin që të jetë nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag për derbin e së shtunës ndaj Manchester City-t.
Gjatë periudhës së tij tek Besiktas, sulmuesi shënoi 9 gola në 18 paraqitje ndërsa shfaqi një formë të mirë edhe në Kupën e Botës me Holandën ku u bë protagonist në sidomos në sfidën ndaj Argjentinës ku realizoi një dygolësh.
KOHA JONË SONDAZH

