Mançini “divorcohet” me Zenitin, tani pritet zyrtarizimi tek Italia

Roberto Mançini, nga dita e hënë nuk do të jetë më trajner i Zenitit të Shën Pjetërburgut. Tekniku italian zgjidhi kontratën me klubin rus, lajm që u komunikua edhe në faqen zyrtare të internetit të Zenitit.

“Kontrata mes Mançinit dhe Zenitit do të mbyllet më 14 maj 2018. Mançini u transferua te Zeniti më 1 qershor 2017 dhe e drejtoi skuadrën në 44 ndeshje, duke regjistruar një bilanc me 21 fitore, 13 barazime e 10 humbje. Kontrata u zgjidh në mënyrë konsensuale, pa detyrimin e pagesës së një dëmshpërblimi nga asnjë prej palëve. I urojmë Mancinit më të mirën për të ardhmen dhe e falënderojmë për kohën e qëndrimit të tij në Shën Pjetërburg”, lexohet në komunikatën e klubit rus.

E ardhmja e Mançinit do të jetë në pankinën e përfaqësueses italiane dhe tashmë pritet vetëm firma në kontratën me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), duke qenë se akordi me këtë institucion është arritur prej ditësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?