FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mançini i nis “furishëm” tek Italia: Do ta thërras Balotelin!

Trajneri i ri i Kombëtares së Italisë është Roberto Mançini. Komisioneri i Federatës, Roberto Fabriçini, ka konfirmuar ditën e sotme se marrëveshja është kryer dhe FIGC ka konfirmuar zyrtarisht se ish-strategu i Zenitit do të marrë frenat e “të kaltërve”.

Mançini ka nënshkruar një kontratë deri në fund të kampionatin evropian 2020. Strategu italian ka lëshuar dhe deklaratën e parë në konferencën për mediat.

“Jam shumë i emocionuar. Të bëhesh trajneri i Kombëtares, nuk ndodh shpesh. Jam i lumtur, krenar dhe i emocionuar. Ishte zgjedhja e duhur, një zgjedhje e thjeshtë, dua t’i falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar në karrierën time.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia ka pasur gjithmonë futbollistë me kualitet. Baloteli është një lojtar italian, dhe me shumë mundësi do ta grumbulloj. Duam të ngjitemi në majë, ashtu si në Europinin e 2012. Me Pirlon kam folur për mundësinë e një bashkëpunimi, por do të shohim se çfarë do të bëjmë”, ka thënë Mançini. /Rozalb LikaKoha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?