FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedoni e Veriut-Kosovë rrezikon të mos luhet për shkak të koronavirusit

Koronavirusi rrezikon edhe Nations League. Virusi vdekjeprurës me prejardhje nga Kina ka prekur edhe Ballkanin pasi në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rasti i parë.

Kjo ka vendosur në emergjencë FIFA-n dhe UEFA-n të cilat mund të vendosin të shtynë gjysmëfinalen e fazës play-off të Ligës D në Ligën e Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e vlefshme për t’u kualifikuar në Euro 2020, sfidë që është në program në datën 26 mars në Shkup, por për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Europë, mund të shtyhet për në muajin maj.

FIFA e UEFA do të vendosin në ditët në vijim për miratimin e masave për menaxhimin e kompeticioneve futbollistike gjatë kohës që po përhapet koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?