FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maradona kundër trajnerit të Argjentinës: Nuk merr Agueron, por atë që i vjedh gruan shokut

Diego Armando Maradona ka zbuluar detaje të ndikimit te trajnerët e Kombëtares Argjentinase në përzgjedhjen e lojtarëve, ndërsa nuk ka hezituar të thotë se FIFA i mbyll sytë para dukurive negative në futboll, edhe pse është bashkëpunëtor i kësaj organizate.

“Kam qenë në FIFA dhe e di që i mbyllin sytë për shumë gjëra të shëmtuara”, ka thënë Maradona, ndërsa ka kritikuar ashpër edhe drejtuesit e futbollit argjentinas, të cilët thotë se e kanë kërcënuar me vrasje për shkak se u zbulon sekrete.

Ai kritikoi trajnerin aktual të Argjentinës, Jorge Sampaoli, duke thënë se “nuk mund ta lësh Kun Agueron jashtë listës, dhe të ftosh dikë që i vjedh gruan shokut të tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për sulmuesin e Interit Mauro Icardi, dhe gruan e tij Wanda Nara, që është edhe ish gruaja e futbollistit Maxi Lopez.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Atë lojtar me gruan që dëshiron të bëhet agjente e futbollit. E di shumë mirë historinë. Ajo ka telefonuar (trajnerin) Bauza 3 herë, trajnerin tjetër 4 herë. Vetë trajnerët dhe asistentët e tyre më kanë treguar”, tha Maradona.

“Nuk e di sa herë Wanda e ka telefonuar Sampaolin”, tha ai, ndërsa kritikoi edhe ish futbollistin Juan Sebastian Veron, duke thënë se po luan rolin e sekserit në përzgjedhjen e lojtarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?