“MARCA”/ Ronaldo sërish favorit për të fituar “Topin e Artë”
Kur u transferua te Juventusi, shumë specialistë dhe tifozë shtronin dyshimet nëse Ronaldo do të ruante të njëjtën ritëm si te Real Madridi. Futbollisti portugez i zhgënjeu të gjithë skeptikët duke kaluar një sezon shumë pozitivë, duke qenë një ndër favoritet kryesor për të fituar “Topin e Artë” sipas gazetës “Marca”. Ronaldo duhet të jetë pranë triumfit personal, pasi vitin e kaluar Luka Modric ndërpreu dominimin 10-vjeçar të portugezit dhe Lionel Messit. Sipas “Marca”-s 34-vjeçari është një nga favoritët kryesorë bashkë me Mbappe, Mane e Van Dijk.
Ai shtoi një tjetër kampionat në palmerasin e tij të artë, si dhe një Superkupë të Italisë, ndërkohë që arriti të fitonte edhe Ligën e Kombeve, duke triumfuar në finalen ndaj Holandës. Në gjysmëfinalen ndaj Zvicrës, ishte protagonisti kryesor duke shënuar një tripletë, ndërkohë që me Juventusin realizoi një tripletë në Champions League ndaj Atletico Madridit në çerekfinale.
Ronaldo nuk arriti që ta mbyllte si golashënuesi më i mirë në Seria A, asi shënoi vetëm 21 gola, por në shumë ndeshje nuk u aktivizua për të qenë më i freksët për Championsin. Sadio Mane dhe Lionel Messi janë dy kandidatët e tjerë, pasi kanë spikatur. Ronaldo për momentin duket para tyre për shkak të trofeve.
“Nuk jetoj me obsesionin e çmimeve. Numrat e mi nuk gënjejnë, këtë vit kam fituar 3 trofe dhe zhvillova një sezon të mirë në Ligën e Kombeve. Çfarë mund të bëj tjetër?”, deklaroi Ronaldo. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

