FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marcelo: Juventus klub spektakolar, për largimin e Ronaldos e dija para Kievit

Marcelo ka rrëfyer në një intervistë për “Esporte Interactivo” se e mësoi vendimin për largim të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në një seancë stërvitore, para finales së Ligës së Kampionëve, që u luajt në Kiev.

“Për dreq, ne ishim duke u trajnuar për finalen e Kievit dhe ai më tha: Po largohem”, deklaroi Marcelo.

“Jua ka thënë këtë para finales? Atëherë, ju më paskeni gënjyer…”, e pyeti gazetarja braziliane, e cila mori menjëherë përgjigjen nga mbrojtësi: “Po, më duhej të të gënjeja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marcelo u pyet për interesin e supozuar të Juventusit për të nënshkruar me të gjatë kësaj vere.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Juventus është një klub spektakolar. E kam zbuluar këtë gjë që në kohën kur luajta ndaj Juventusit në kohën kur ishte Nedved. Gjithsesi unë kam një kontratë një kontratë me Realin dhe ndihem mirë”, deklaroi Marcelo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?