Marcelo “ndez” merkaton në mesazhin për Ronaldon: Shumë shpejt do të shihemi së bashku!
Një postim i gjatë në Instagram i Marceloës për Cristiano Ronaldon, ka ndezur edhe më shumë zërat për kalimin e tij te bardhezinjtë gjatë kësaj vere. Fillimisht dje mbrojtësi pëlqeu faqen zyrtare të “Zonjës së vjetër”, ndërkohë që sot kishte një mesazh për portugezin.
“Nuk besoja se do ta arrinte kjo ditë, pas 9 viteve fitore dhe humbje, ditë të mrekullueshme. Kam mësuar shumë nga ti, nga dedikimi yt, dhe të uroj më të mirën për ty e familjen tënde. Jam krenar që kam luajtur me ty sepse je lojtari më i madh, por dhe se je një person i jashtëzakonshëm”.
Më pas ai zgjedh që të mos t’i thotë lamtumirë: “Shumë shpejtë do të shihemi së bashku?”. Në këtë mënyrë mbrojtësi brazilian ka ndezur edhe më shumë hipotezën për një kalim të mundshëm te Juventusi. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

