Marotta i mbyll derën Bonuccit: Në mbrojtje jemi mirë

Kohët e fundit është përfolur shumë për një rikthim të Bonuccit tek skuadra e Juventusit, madje përflitet se vetë kapiteni i Milanit e ka kërkuar këtë rikthim.

Këto zëra i përforcoi më shumë dhe drejtori sportiv i ri i kuqezinjve, Leonardo, i cili tha:

“Është një kërkesë e tij për të shkuar te Juventus të shohim së çfarë mund të bëjmë por nuk e kemi detyrim të shesim lojtarin..”

Swiss Digital Desktop Reklama

Por tashmë dilemat kanë marrë fund dhe atë e ka thënë vetë administrator i deleguar i Juventusit, Giuseppe Marotta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Leonardo na ka treguar mendimin e lojtarit me të cilin ne kemi një marrëdhënie të respektit të ndërsjellë, por sot ne jemi absolutisht mire në mbrojtje,” u shpreh ai në lidhje me çështje Bonucci.

Marotta kishte dhe një koment për Higuain ku tha: “Ne po vlerësojmë se çfarë mund të jetë e ardhmja e tij.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?