Marotta komenton zërat për rikthim te Juventusi: Jam mirë tek Interi
Emri i Giuseppe Marotta-s është përmendur edhe në mesin e kandidatëve për drejtor sportiv te skuadra e Juventusit. Megjithatë, CEO zikaltër ka folur rreth këtyre thashethemeve duke mbyllur derën e një rikthimi të mundshëm te “Zonja e Vjetër”.
“Vitet e mia bardhezi janë një gjë e së kaluarës dhe unë mund të kem vetëm kujtime pozitive. Një rikthim te Juventus? Jam i kënaqur me rrugën që kam bërë.
Ndihem mirë tek Interi, mendoj vetëm për zikaltërit dhe jam i fokusuar të kontribuoj në suksese të reja me këtë klub”, është shprehur Marotta duke treguar besnikëri për klubin zikaltër.
KOHA JONË SONDAZH

