Marseille eliminon PSG nga Kupa e Francës, vendosin Sanchez dhe Malinovsky (VIDEO)
Marseille ka eliminuar PSG nga Kupa e Francës, duke marrë një fitore 2-1. Skuadra vendase u shfaq menjëherë kërkuese duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 31-të, me autor Alexis Sanchez. Sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin italian të parizienëve.
PSG reagoi duke barazua në minutën e dytë shtesë me Sergio Ramos, pas një pasimi që mori nga Neymar. Në minutë e 57-të, Ruslan Malinovsky realizoi golin e dytë, duke treguar se po kalon një formë të mirë në aspektin personal.
Marseille prek kështu fazën çerekfinale në Kupën e Francës dhe rikthehet te suksesi ndaj PSG pas 5 ndeshjeve, ndërkohë parizienët pësuan humbjen e tretë në këtë vit.
KOHA JONË SONDAZH

