Marseja bën gati ofertën për Benatia, Juvja kërkon dyshen e Atletikos
Marseja e drejtuar nga Rudi Garcia kërkon që të përforcojë skuadrën për vitin e ardhshëm. Francezët kanë hedhur sytë nga Seria A, dhe duan në transferojnë në “Velodrome” mbrojtësin e Juventusit, Mehdi Benatia.
Marokeni pëlqehet shumë nga trajneri Garcia, me të cilin ka punuar edhe gjatë kohës kur drejtonte skuadrën e Romës. Drejtuesit bardhezinj, në fakt, nuk do të donin ta shisnin 31-vjeçarin, por Juventus nuk është mësuar t’i mbajë lojtarët kundër dëshirës së tyre.
Kampionët e Italisë po punojnë për të pasur gati disa alternativa. Përveç 23-vjeçarit Kaldara, që do të kthehet nga huazimi tek Atalanta, bardhezinjtë po ndjekin edhe dyshen uruguaiane Gimenez-Godin të Atletico Madrid.
KOHA JONË SONDAZH

