Materaci ndez derbin: San Siro shtëpia jonë, Juvja s’duhet të fitojë!
Marko Materaci ndez derbin Inter-Juve. Ish-mbrojtësi i njohur i zikaltërve ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Corriere dello Sport”, duke kërkuar që ekipi i tij të marrë hak për humbjen e kampionatit në vitin 2002.
“San Siro është shtëpia jonë, Juventus nuk duhet të fitojë. Interi nuk mund ta humbasë këtë mundësi, për të bërë një hap të rëndësishëm drejt kthimit në Ligën e Kampionëve dhe, për shumë, t’i komplikojë garën e titullit një rivali historik, si Juve. Nëse ata kalohen nga Napoli, për ne do të jetë një gëzim i dyfisht
Pres që Juventusi të jetë shumë i zemëruar dhe, për këtë arsye, edhe më i rrezikshëm. Sidoqoftë, “San Siro” është shtëpia jonë dhe Juventusi nuk duhet të fitojë aty. Unë nuk e prisja humbjen e Juventusit, por Napoli nuk ka vjedhur asgjë në ndeshjen e fundit. Tani kampionati është rihapur plotësisht. Skuadra e Alegrit është ende një avantazh, por udhëtimet në Milano dhe Romë janë dy rreziqe autentike për ta”, ka thënë Materaci.
Ish-mbrojtësi i njohur ka treguar se ende nuk e ka harruar 5 majin 2002: “Kujtimet më të dhimbshme i kam kundër Juventusit, ndaj është momenti për hakmarrje. Pres të përjetojnë kështu edhe futbollistët zikaltër, sepse duhet të jetojnë me historinë e Interit”.
KOHA JONË SONDAZH

