FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Materazzi bën parashikimin për derbin: Fiton Interi, shënojnë Politano dhe Skriniar

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, mendon se zikaltrit mund të fitojnë pavarësisht momentit të vështirë që po kalon Interit gjatë këtij sezoni.

“Për ne interistët fanella zikaltër është si një armaturë. Në të tilla ndeshje, një ekip që ka grupin si armën më të fortë arrin të triumfojë. Në fushë duhet të luajnë lojtarët me k**e. Duke parë renditjen, si të klasifikohesh në vendin e tretë ashtu dhe në atë të katërt është e njëjta gjë. Të dyja ekipet shkojnë në Champions.

Unë mendoj se Interi do të fitojë 2-1. Golat për skuadrën zikaltër do t’i shënojnë Politano dhe Skriniar. Icardi? Nuk i di dinamikat e kësaj situate që është krijuar tek Interi. Por për të mirën e të gjithëve dhe duke parë atë që ai lojtar ka dhënë për këtë ekip është mirë që të rikthehet, të shënojë dhe ta çojë Interin aty ku e meriton të jetë. Më pas, në fund të sezonit të zgjidhin ngërçin”, tha Materazzi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?