FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Matuidi duhet të mbajë premtimin e çmendur që bëri para Botërorit

Blaise Matuidi është rikthyer pas pushimeve nga Kupa e Botës, për të nisur një sezon të ri. Ai ishte protagonist në fitimin e Botërorit me kombëtaren e tij, por kishte bërë edhe një premtim që tashmë duhet ta përmbushë.

“Unë gjithmonë do të jem një kampion botëror dhe kjo është një krenari e madhe. Por tani një sezon i madh më pret te Juventusi, aty ku Cristiano Ronaldo sapo ka ardhur për të na ndihmuar të fitojmë tituj”.

Mesfushori francez do të bashkohet me grupin e Massimiliano Allegrit nesër. Dhe, sa më shpejt të jetë e mundur, ai do të duhet të gjejë kohën për të përmbushur premtimin e bërë para Botërorit të Rusisë, se në rast të fitores së titullit të madh, sikurse bëri Franca e tij, do të ngasë një biçikletë nga Parisi në Torino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë, Matuidi tha: “Është një premtim i imi, por do të jetë e nevojshme të gjejmë kohën, sepse nuk do të jetë e lehtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?