Mavraj i jep fund telenovelës e Hamburgun, mbyll kontratën me klubin gjerman

Mergim Mavraj nga sot nuk është futbollist i Hamburgut, duke mbyllur kontratën me klubin gjerman. Mbrojtësi i kombëtares ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit gjerman duke prishur kontratën pas një viti e gjysmë. Mavraj iu bashkua Hamburgut në janarin e vitit 2017, në të cilin ishte titullar i padiskutueshëm. Por që në janarin e vitit 2018 ai fillimisht përfundoi në stol e më pas u dënua me kalimin te U21.

“Një kontratë prishet, asnjëherë një lidhje emocionale. Më pëlqeu shumë që isha këtu dhe kam ndihmuar me shumë pasion. Nuk duhet të kërkosh kurrë të të falënderojnë apo të të respektojnë për këtë. Ajo që do të thotë krenari, ne e përjetuam në majin e viti 2017, përjetuam krenarinë e vërtetë””, ishin fjalët e Mavrajt në rrjetet sociale drejtuar tifozëve të Hamburgut.

E ardhmja e Mavrajt është e paqartë, teksa skuadra më e interesuar është Deportivo, që luan në kategorinë e dytë spanjolle.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?