FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mavraj tani në orbitën e kampionëve të Greqisë

Mërgim Mavrajn mund ta shohim në kampionatin grek në sezonin e ri. Mediat helene shkruajnë se mbrojtësi pritet të jetë përforcimi i rëndësishëm i Olympiacosit për fazën mbrojtëse. Edhe pse ditët e fundit është zbuluar edhe interesimi i Hannoverit, duket se e ardhmja e 32-vjeçarit shqiptar do të jetë larg Bundesligës.

Mavraj ka qenë shumë pranë nënshkrimit me AEK-ut, po në Greqi, por kërkesat e tij ekonomike janë konsideruar tepër të larta nga drejtuesit e skuadrës kampione në fuqi. Mavraj pretendonte 500 mijë euro pagë vjetorë, kërkesë që duket se do t’ia plotësojë Olympiacosi. Te klubi me qendër në Pire besojnë se Mavraj ka përvojën e duhur për t’i garantuar prapavijës më shumë siguri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?