Mbappe i pashitshëm te PSG, Neymar mund të largohet këtë verë

PSG nuk e konsideron më të pashitshëm futbollistin më të shtrenjtë të historisë Neymar. Lajmi është dhënë gjatë natës nga “Onda Cero” një burim konstant lajmesh ekskluzive në futbollin spanjoll. Lajmin e ka marrë nga njerëz pranë sheikëve që zotërojnë klubin parisien, duke cituar një burim të brendshëm në Federatën e Katarit.

I vetmi lojtar që konsiderohet i pashitshëm nga Presidenti Nasser El Khelaifi është kampioni i ri i Botës Kylian Mbappe që po shfaqet gjithnjë e më tepër si ylli i vërtetë i së ardhmes në futbollin botëror.

Në këtë mënyrë te Reali shohin të hapet një portë për transferimin e mundshëm të Neymar në Santiago Bernabeu, që nuk mund të konsiderohet më një ëndërr e ndaluar për presidentin e Los Blancos Florentino Perez që prej kohësh synon të rrëmbeja brazilianin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?