Mbappe me zemrën e “artë”, dhuron shpërblimet e Botërorit për bamirësi
Kylian Mbappe ka vendosur që të japë për bamirësi rreth 500 mijë eurot që ai mori për këtë sukses në Kampionatin Botëror. Gjatë kampionatit ai kishte deklaruar se nuk kishte nevojë për para që të luante për fanellën e përfaqësueses së tij.
Gjëja e parë që ylli francez bëri pas fitimit të Kupës së Botës në fakt ishte dhurimi i shpërblimit të fituar për programet e fëmijëve me probleme dhe fëmijëve të sëmurë.
Për çdo ndeshje me kombëtaren, lojtari i PSG ka fituar rreth 20 mijë euro dhe kësaj shifre i shtohet një bonus prej 300 mijë eurosh për fitimin e finales. Shoqata që i ka marrë këto fonde merret me iniciativa sportive për fëmijët me probleme dhe në spitale.
KOHA JONË SONDAZH

